Shkodër, moti i stuhishëm përmbyti rrugët; probleme në disa zona

06/09/2015 00:00

Stuhia e shiut me erë të fortë, në formën e një cikloni, që përfshiu mbrëmë qytetin e Shkodrës kur po luhej ndeshja Shqipëri-Maqedoni ka shkaktuar përmbytje në në disa pjesë të qytetit.

Kështu, një pjesë e rrugës në vendin e quajtur “Ura Dervishbeg” është kaluar me mjaft vështirësi nga automjetet për shkak të prezencës së lartë të ujit.

Ndërkohë, era e fortë ka shkulur me gjithë rrënjë, duke e hedhur në mes të rrugës një pemë në lulishten pranë sheshit “Isa Boletini”.

Përvëç vështirësisë që kishin tifozët për t’u kthyer në banesat dhe automjetet e tyre, mjaft problematike për disa minuta ka qënë dhe lëvizja e automjeteve që synonin daljen e Shkodrës.

Vetëm pasi stuhia ka pushuar ka filluar normalizimi i situatës dhe lëvizjeve në qytet.

Top Channel