Shkodra ‘vishet’ kuqezi

05/09/2016 00:00

Ku shkon kombëtarja ka festë. Në eliminatoret e Europianit ishte Elbasani qyteti që vishej kuqezi sa herë Shqipëria luante ndeshjet si pritëse, ndërsa tashmë është Shkodra qyteti ku festohet kuqezi.

Në qytetin verior vatrën e futbollit shqiptar, si kurrë më parë ndihet atmosferë entuziaste që të dhurojnë ngjyrat kuqezi. Simbolet kombëtare mbizotërojnë në çdo rrugë të qytetit për t’u ofruar gjithçka fansave të kombëtares, ndërsa ata më fanatikët nuk ngurrojnë të ngjyrosin trupin me të kuqen dhe të zezën e Flamurit.

Forcat e rendit kanë marrë të gjitha masat për sigurimin e rendit publik, duke ndaluar qarkullimin dhe parkimin e automjeteve në rrugët që të çojnë drejt stadiumit ndërsa qetësia e mesditës thyhet disi nga këngët patriotike të tifogrupit “Plisat”, që si gjithmonë është në mbështetje të kombëtares së të gjithë shqiptarëve.

Kuqezinjtë do të zbresin në fushë për të nisur me këmbën e mbarë një tjetër rrugëtim fantastik, drejt një kualifikimi të mundshëm në Rusi 2018.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel