David Beckham nuk harron origjinën!

05/09/2016 00:00

Ai ka jetuar në 5 vende të ndryshme dhe pasuria e tij është më shumë se 250 milionë paund, por duket se David Beckham vazhdon me zemër të jetë ende ai djali nga East End.

Ish-ylli i futbollit ka postuar një fotografi në llogarinë e tij të “Instagram”-it ku shihet së bashku me djalin e tij të vogël Cruz, teksa drekon në restorantin e tij të preferuar të vendlindjes së tij, me ushqime tradicionale.

“Gjithmonë bukur të jesh në shtëpinë e dytë dhe dyfish kënaqësi për mua dhe djalin. Ah dhe mos harroni ngjalat me xhelatinë”, shkruan bashkangjitur postimit David.

Top Channel