Kualifikueset e Botërorit, Shqipëria nis rrugëtimin pas Europianit

05/09/2016 00:00

Kombëtarja shqiptare e futbollit nis sot udhëtimin për të provuar sërish të shkruajë një tjetër kapitull të artë në futbollin shqiptar.

Kuqezinjtë e De Biasit startojnë fushatën kualifikuese të Botërorit “Rusi 2018”, me sfidën ndaj Maqedonisë, që do të zhvillohet në “Loro Boriçi”.

Kombëtarja kthehet në impiantin e ri të Shkodrës, totalisht i rinovuar, pak ditë pasi mori barazimin 0-0 në miqësoren me Marokun.

Sonte në mbrëmje në orën 20:45 sytë e miliona shqiptarëve do të jenë drejtuar nga Shkodra, aty ku kuqezinjtë do të tentojnë ta nisin sa më mbarë këtë aventurë të re, më të rritur dhe më me shumë eksperiencë pas Kampionatit Europian të Francës.

Biletat e “Loro Boriçit” janë shitur të gjitha dhe në stadium pritet një atmosferë elektrizuese, ku lojtarët e kombëtares do të kenë një mbështetje të madhe nga tifozët e pranishëm.

Top Channel