Siguria rrugore, vazhdon fushata sensibilizuese e policisë në Lezhë

05/09/2016 00:00

Ka vazhduar edhe gjatë kësaj të hëne fushata sensibilizuese e Policisë së Shtetit vijon fushatën për vendosjen e rripit të sigurimit.

Kodi rrugor i ndryshuar parashikon që për mos zbatim të nenit 170,  masa administrative  varion nga 5.000 deri në 15.000 lekë , si dhe masa plotësuese pezullim i lejes së drejtimit nga 6 muaj deri në një vit.

Në këtë kuadër Policia e Shtetit, në mënyrë të veçantë Policia Rrugore do vijojë fushatën sensibilizuese  deri me datën 10.09.2016 ku do  ketë vetëm këshillime dhe pas kësaj date do zbatohen masat administrative që parashikon Kodi Rrugor.

Drejtoria e Policisë Rrugore në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe dhe Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin po vijojnë  fushatë sensibilizuese për ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës  për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Njëkohësisht  po sot në Lezhë vijon shpërndarja  mijëra fletëpalosjeve ku u jepen drejtuesve të automjeteve me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë.

Kjo fushatë  do vijojë në gjithë Shqipërinë. Por njëkohësisht paralel me masat sensibilizuese kanë vijuar edhe masat ndëshkuese ku gjatë fundjavës janë arritur këto rezultate. Janë vendosur gjithsej 6.678 masa administrative.

Duke përdorur Dragerat dhe Radarin, nga shërbimet e Policisë Rrugore  janë arrestuar në flagrancë 17 drejtues mjetesh, nga këta 10 të pa pajisur me Leje drejtimi  dhe 7 drejtues mjeti në gjendje të dehur.

Janë pezulluar gjithsej  124 Leje Drejtimi , nga këto: 35 për pije alkoolike, 48 për shpejtësi dhe 41 për shkelje semafori e shkelje të tjera të ndryshme.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel