FIFA jep lejet për 6 futbollistë të Kosovës

05/09/2016 00:00

FIFA ka njoftuar zyrtarisht federatën kosovare të futbollist se janë dhënë lejet e kaliomit për futbollistët Rrahmani, Meha, Rashica, Shala, Valon Berisha dhe Ujkani.

Në prag të debutimit historik që përfaqësuesja më e re e futbollit në kontinent do të bëjë me Finlandën sot në mbrëmje, mund të hedhin në fushë një formacion më konkurrues, duke rritur edhe shanset që të kërkojnë një rezultat pozitiv në këtë takim të parë.

Lajmi për lejet e kalimit të 6 futbollistëve është pritur me entuiziazëm nga delegacioni i Kosovës që ndodhet në Finlandë në pritje të takimit të mbrëmjes.

Presidenti Vokrri që shoqëron skuadrën i ka përgëzuar futbollistët për këtë vendim të FIFA-s dhe shpreson që eksperienca e të gjithë futbollistëve të grumbulluar shërbejë për rezultate të mira të përfaqësueses së Kosovës.

Top Channel