Mesha e mirënjohjes, tjetër seancë në Vatikan për Nënë Terezën

05/09/2016 00:00

Edhe pse në numër më të vogël se një ditë më parë, sheshi Shën Pjetër u mbush sërish nga qindra mijëra pelegrinë, të cilët vijuan festimet për shenjtërimin e Nënë Terezës.

Ishte Kardinali Parolin, ai i cili drejtoi Meshën e Shenjtë, duke falenderuar Zotin që solli në tokë Shën Terezën e Kalkutës.

“Janë të shumta motivet për t’i qenë mirënjohës Zotit. E falenderojmë që na dha Shën Terezën e Kalkutës, e cila me vlerat e përulta të mëshirës trupore e shpirtërore na u shfaq si një pasqyrë e përkryer e dashurisë së Zotit dhe shembull për t’u admiruar ndaj të tjetërve, sidomos ndaj të varfërve, të braktisurve dhe atyre në nevojë”, tha Kardinali Parolin.

Edhe në këtë meshë u fol shqip. “Atë qiellor, po të lutemi për kishën që lindi nga kraharori i shporuar i birit tënd, mbaje të panjollë dhe të pastër”, u shpreh motra e Nënë Terezës.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel