Ja çfarë bën vëllai për vëllanë

05/09/2016 00:00

Janë të dy minorenë, por njëri prej tyre i mitur, ndërsa tjetri po lavdërohet si hero, pikërisht sepse shpëtoi të parin nga mbytja. Bëhet fjalë për dy vëllezër, të cilët ndodheshin në pishinën e kopshtit të tyre të mbikëqyrur nga gjyshja, njëri 9 vjeç dhe tjetri dyvjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e gjyshes në Korbach të Gjermanisë qendrore, teksa kjo e fundit shkoi të merrte pelenat për dyvjeçarin Rudolf, i cili nga ana e tij ra padashje në ujin e pishinës.

I mituri, i cili kishte ndalur së marri frymë, u nxor nga pishina nga vëllai i tij Markus dhe gjyshja e tij. Markus njoftoi menjëherë urgjencën, sepse nëna nuk dinte të fliste mirë gjermanisht, pasi flet rusisht.

Vëllait të madh iu tha përmes telefonit sesi t’i jepte ndihmën e parë të miturit, duke i bërë masazh te zemra dhe frymëmarrje artificiale nga goja. Rudolfi shpëtoi fatmirësisht përpara se mjekët të vinin në vendngjarje, por gjithsesi ai u transportua me helikopter në spitalin e Marburgut, në veri të Frankfurtit.

Mjekët e lavdëruan djaloshin, i cili kishte ndjekur më së miri udhëzimet, pavarësisht panikut të tij në fillim.

Top Channel