Një fund i lumtur… për antilopën

05/09/2016 00:00

Ky është momenti kur një antilopë i shpëtoi nofullave të një krokodili, i cili i kafshoi bishtin, por nuk arriti dot ta tërhiqte në lumë.

Mijëra antilopa kalojnë Lumin Mara që ndan Tanzaninë nga Kenia, për migrimin e stinës. Por, një nga këto antilopa për pak sa nuk e kaloi për herë të fundit lumin, kur një krokodil doli papritmas nga uji dhe i kapi bishtin.

Momenti u kap nga fotografja amatore Corlette Ëessels, një nënë nga Johanesburgu i Afrikës së Jugut.

“Antilopat kalojnë në tufë dhe krokodilët nuk sulmojnë kurrë. Ata presin për antilopën më të ngadaltë, që veçohet nga të tjerat. Atëherë sulmojnë. Në këtë rast, antilopa pati fat pasi erdhi një turmë me zebra që hutuan krokodilin, i cili e lëshoi bishtin”, tregon Corlette.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel