Papa Françesku është takuar me Thaçin: Plane për të vizituar Kosovën

05/09/2016 00:00

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka konfirmuar përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook” se ditën e djeshme, gjatë ceremonisë së shenjtërimit të Nënë Terezës është takuar privatisht me Papa Françeskun në Vatikan.

Ai ka bërë të ditur se qëllimi i takimit ka qenë që ta njoftonte Atin e Shenjtë me rolin e Kosovës në Ballkan, ndërkohë që ka bërë të ditur se Papa Françesku ka në plan të vizitojë Kosovën në të ardhmen.

Ja postimi i plotë i presidentit Thaçi:

“Dje pata një takim privat me Papa Françeskun, me të cilin reflektuam përsëri për rolin e Kosovës për paqen në Ballkan dhe rolin e Shën Terezës për paqen në botë. Ati i Shenjtë më njoftoi edhe për planet e tij për të vizituar Kosovën dhe për njohjen e realitetit në Ballkan. Si president i vendit dhe i popullit të Shën Terezës ndihem pafundësisht krenar”, ka shkruar Thaçi.

Top Channel