Veron shënon edhe në moshën 41-vjeçare

05/09/2016 00:00

Juan Sebastian Veron ka debutuar si lojtar i Estrella de Berisso duke shënuar një gol. Kundër San Lorenzo de Villa Castells është ish-lojtari i Parmës, Lazios dhe Interit ai që i jep fitoren ekipit të tij në minutën e 81.

Juan Sebastian Veron është kthyer në fushat e futbollit dhe e ka bërë këtë duke përshëndetur rrjetën. 41-vjeçari ka veshur fanelën e Estrella de Berisso, ndërkohë që është edhe president i Estudiantesit në Argjentinë.

Në karrierën e tij të jashtëzakonshme, Veron ka luajtur edhe në kampionatin anglez me dy klube të mëdha si Chelse e Manchester United.

Top Channel