Kualifikueset, Anglia fiton “in extremis”

04/09/2016 00:00

Anglia e nisi me fitore rrugëtimin e saj drejt Botërorit rus, pasi mundi 1-0 në transfertë Sllovakinë, në sfidën e parë të grupit F. Një debutim i suksesshëm për trajnerin Sam Allerdayce në krye të stolit të “3 luanëve”, ndaj të njëjtit ekip që në Europian e kishte ndalur në grup Anglinë.

Anglia e dominoi në fakt takimin, me sllovakët që në 90 minuta asnjëherë nuk goditën kuadratin e portës së mbrojtur nga ana e Joe Hart. Anglia e rriti ritmën dukshëm në pjesën e dytë, kur Sllovakia në minutën e 57-të mbeti dhe me 10 vetë në fushë pas daljes me të kuq të Skrtel, ndërsa në të 76-tën, Lallana u ndal dhe nga shtylla.

Në minutën e fundit të kohës së rregullt Anglisë iu anulua dhe një gol i Ëalcott megjithatë dhe ky episod nuk frenoi Anglinë në fitimin e ndeshjes, pasi në të 94-tën, Lallana arriti të shtyjë topin për në rrjetë për 3 pikët e para të anglezëve.

Në sfidën e tjetër të këtij grupi, atë Lituani-Slloveni, skuadart ndan pikët në barazimin 2-2.

Në ndeshjet e tjera, Danimarka mposhti 1-0 Armeninë, ndërsa Polonia nuk arriti më shumë se një barazim 2-2 në transfertën ndaj Kazakistanit. Të dy këto sfida të grupit E.

Ndërsa në ndeshjen e parë të grupit C, Azerbajxhani fitoi 1-0 në transfertë ndaj modestëve të San Marinos.

Top Channel