Fansat: Michael Jackson është gjallë, fotoja e vajzës e provon

04/09/2016 00:00

Ndërsa kanë kaluar 7 vite nga ndarja e jetës së Mbretit të Popit, Michael Jackson, një foto e publikuar nga vajza e tij, 18-vjeçarja Paris Jackson në Instagram, ka vënë shumë fansa në dilemë nëse është apo jo këngëtari i ulur në sediljen e pasme.

Në sediljen e pasme, në foto, dallohet një siluetë e cila krijon një ngjashmëri të madhe me atë të Mbretit të Popit.

Kaq është dashur që fansat e tij të fillojnë të besojnë se ai është gjallë, shumë prej të cilëve komentonin se prej kohësh kanë pasur bindjen se “Mbreti” është gjallë.

Por jo të gjithë duket se bien dakord me këtë teori, duke komentuar se nëse aty do të ishte me të vërtetë këngëtari i ndjerë, Paris Jackson nuk është aq budallaqe sa ta publikonte këtë foto.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel