Modelja që po rekrutohet nga ISIS

04/09/2016 00:00

Një modele britanike, e cila ka pozuar toples për “The Sun”, raportohet se ka përdorur Facebook për të biseduar me një anëtar britanik të ISIS që ndodhet në Siri, i cili po përpiqet të rekrutojë femra për “Kalifatin”.

Policia e anti-terrorit në Britani ka deklaruar se frikësohet se 27-vjeçarja Kimberley Miners mund të jetë bindur nga terroristët për t’u rekrutuar, shkruan Daily Mail, duke shtuar se ajo është paralajmëruar nga MI5 se do të arrestohet nëse do vijojë të bisedojë me terroristët.

Ajo mendohet se është quajtur Aisha Lauren al-Britaniya dhe ka biseduar me Abu Usamah Al Britani, i cili besohet se është një rekrutues i ISIS.

Në një intervistë për Sunday Times, Kimberley Miners ka deklaruar se e ka pranuar Islamin vitin e kaluar dhe ka gjetur paqe përmes tij.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel