Gol me “stilin e akrepit”

04/09/2016 00:00

Dmitry Ulyanov vendos kandidaturën e tij për golin më të bukur të vitit. Futbollisti i Avanhard dhuroi spektakël në përballjen me Ternopilin në divizionin e dytë të kampionatit ukrainas, teksa shënoi një gol me të ashtuquajturin “stil i akrepit”.

Një krosim në zonë i hedhur nga një prej futbollistëve të Avanhard, i dha mundësinë Ulyanov të kryente lëvizjen fantasike dhe të shënonte në portën kundërshtare, duke bërë që shkokët e tij të skuadrës dhe tifozët të shpërthejnë në festë.

Edhe pse u shënua në një kategori inferiore, goli i Ulyanov mund të jetë pretendent për çmimin “Puskas”, ashtu siç ndodhi vitin e kaluar me brazilianin Vendel Lira.

Top Channel