Bale rinovon me Realin, “galaktik” edhe për 6 vite të tjera

04/09/2016 00:00

Gareth Bale do të jetë pjesë e Realit të Madridit për një kohë edhe më të gjatë. Sipas asaj që publikohet te “Sunday Express”, uellsiani ka pranuar të rinovojë kontratën me “Los Blancos”-it edhe për 6 sezone të tjera, duke iu dhënë fund zërave që prej kohësh flisnin për një transferim të tij në kampionatin anglez “Premier League”.

Gjithnjë sipas “Sunday Express”, te Reali i Madridit kanë mbetur të kënaqur me paraqitjen e Bale gjatë Europianit të Francës, e për këtë arsye i ofruan atij rinovimin e kontratës, që do të shoqërohet edhe me një rritje të pagës në 417 mijë euro në javë.

Ndërkaq, Gareth Bale është bashkuar me përfaqësuesen e Uellsit për kualifikueset e Botërorit të vitit 2018, kombëtare që ndodhet në grupin D së bashku me Moldavinë, Austrinë, Serbinë, Irlandën e Gjeorgjinë. Uellsianët do të nisin fushatën e kualifikueseve ditën e hënë me sfidën kundër Moldavisë.

Top Channel