Italia humbet edhe Belottin përpara sfidës me Izraelin

04/09/2016 00:00

Italia humbet një tjetër element në prag të sfidës së parë kualifikuese të Botërorit 2018 kundër Izraelit. Bëhet fjalë për sulmuesin e Torinos, Andrea Belotti, i cili pësoi një dëmtim muskular në kofshën e djathtë, në seancën e fundit stërvitore të skuadrës së “të kaltërve”.

Belotti do të vazhdojë të qëndrojë në skuadër, por mungesa e tij në përballjen me Izraelin është pothuajse e sigurtë. Gjithsesi, trajneri Ventura duket se e ka bërë zgjedhjen e tij për dyshen sulmuese, që do të aktivizojë në sfidën e së hënës, e ajo është pikërisht binomi Eder-Pellè.

Ditë më parë, Italia humbi edhe shërbimet e De Rossit, ndërkohë që Leonardo Bonucci ka konfirmuar praninë e tij në sfidën e Italisë për këto kualifikuese.

Top Channel