Gara në Dibër, Rama dhe Shehu zhvillojnë takime nëpër fshatra

04/09/2016 00:00

Fushata e zgjedhjeve të pjesshme në Dibër vijon takimet e kandidatëve në zona të ndryshme. Muharrem Rama, kandidati  i Aleancës për Shqipërinë Europiane, është takuar me banorë në Zall Dardhë dhe Reç.

Ndërhyrja në infratrukturë për aksin Blliçë-Zall Dardhë, krijimi i ujëmbledhësit, rikosntruksioni i shkollës, ngritja e kanaleve vaditëse, si dhe ndërhyrja në rrjetin elektrik, ishin ndër premtimet e kandidatit të majtë.

“Sa herë do të keni nevojë, dyert e bashkisë për ju dhe gjithë Dibrën do të jenë të hapura. Natyrisht, përgjegjësia ime shtohet, por do të di t’i përballoj edhe punët e bashkisë”, u shpreh kandidati Rama.

Sherefedin Shehu, kandidati i djathtë për Bashkisë e Dibrës, u takua me banorë të fshatrave Selishtë, Hurdhë Muhur dhe Fushë Muhur, me të cilët ai ka shprehur shqetësimin për ndihmën ekonomike, duke e quajtur kriminale sepse kjo ndihmë jepet në këmbim të votës.

“Ndihma ekonomike përdoret për vota, edhe pse atë juve iua jep ligji e jo kryetari i Bashkisë. Ju garantoj se listat e ndihmës ekonomike do t’i keni të shpallura në muret e njësisë administrative, që secili të shohë sa merr dhe kush e merr ndihmën ekonomike”, tha kandidati demokrat Sherefedin Shehu.

Top Channel