Kakavijë, kapen 25 kg hashash. Arrestohen dy shoferët e autobusit

04/09/2016 00:00

Plot 25 kg hashash u kapën nga Policia Kufitare e Kakavijës, ndërsa në pranga përfunduan dy shoferët e autobusit, në të cilin u konstatua lënda narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e linjës Shkodër-Athinë, me targa ITM 8162, policia gjeti disa pako të dyshimta të mbështjella me natriban, të cilat ishin të fshehura në një vend të përshtatur mbi gomat e pasme.

Gjatë kontrollit të detajuar, nga grupi hetimor u gjetën të fshehura në këtë vend të përshtatur 40 pako të mbështjella me natriban, me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva, me peshë totale 25 kg e 700 gramë.

Top Channel