Nepotizmi i Zidane, Donnarumma apo i biri për portën?

04/09/2016 00:00

Në fillim ishte Manchester United dhe tani një tjetër super skuadër është duke u interesuar për portierin e Milanit dhe kombëtares italiane, Donnarumma. Lajmi raportohet nga mediat spanjolle, sipas të cilave, madrilenët e shikojnë talentin e Milanit si zëvendësuesin ideal të Kejlor Navas.

Sipas të përditshmes Sport, është shumë shpejt për të folur për tratativa, por interesi i Realit është i qartë, edhe pse trajneri aktual Zinedine Zidane është më shumë i interesuar të promovjë të birin Luca, që aktivizohet në radhët e skuadrës Castilla.

Donnarumma është i datëlindjes 1999, ndërsa Luca Zidane është një vit më i madh dhe trajneri francez duke lënë mënjanë nepotizmin, duket se kërkon të kursehet në merkato, duke i besuar të birit, për të cilin thuhet që është një portier i mirë.

Por presidenti Florentino Perez dihet që është mjaft i tërhequr pas talenteve dhe Donnarumma ka dhënë shenja se është një portier me shumë të ardhme, ndaj ai nuk do të kursehej të hynte në garë edhe me Manchester United, që ka bërë përpara me një ofertë prej 40 milionë eurosh.

Top Channel