Nënë Tereza shpallet shenjtore; Papa paraqet dekretin

04/09/2016 00:00

Shën Tereza e Kalkutës. Kështu do të njihet nga sot e tutje bamirësja e madhe me origjinë shqiptare.

Para mijëra të pranishmëve në shesh, ku binin në sy flamuj të Shqipërisë dhe Kosovës, Nënë Tereza iu bashkua listës së shenjtorëve të Kishës Katolike.

Nga sot, data 4 shtator do të njihet si dita e festës së Shenjtes Terezë.

Ceremonia e sotme në Vatikan përmbyll rrugëtimin e Nënë Terezës drejt shenjtërimit, një rrugëtim i shkurtër për të, krahasuar me kohën që u është dashur shumë shenjtëve të tjerë, kohë që në disa raste ka kërkuar edhe 5 shekuj.

Top Channel