50 vjetori i “Star Trek”

03/09/2016 00:00

Historia e “Star Trek”-ut përqafoi shkencën e jetës reale në konventën “Misioni Star Trek”, në Nju Jork.

Eventi 3-ditor shënon 50 vjetorin e sagës së famshme që numëron fansa të rinj e të moshuar, të cilët nuk humbën rastin për të marrë pjesë në qendrën e konventave, “Jacob Javits” e për të takuar aktorët e famshëm të “Star Treku”-t. Aktori LeVar Burton, që interpreton komandantin Geordi La Forge te “Star Trek the Next Generation” u shpreh:

“’Star Trek’-u është një pjesë shumë e rëndësishme. Edhe unë vetë, po të mos isha pjesë e kastit, do të isha ulur mes fansave”.

Albert Nimoy, djali i aktorit të ndjerë Leonard Nimoy i njohur për portretizimin e Spokut, do të ofrojë detaje mbi dokumentarin e tij të ri gjatë sesioneve të panelit. At e bir nisën të punonin mbi dokumentarin “Për dashuri të Spokut” në 2014-ën si një mënyrë për të shënuar 50 vjetorin e “Star Trek”.

Mes gjërave më interesante të ekspozitës do të jetë improvizimi i një shesh xhirimi ku fansat do të mund të realizojnë foto në karrigen e kapitenit, detajet që do të ofrohen nga shkencëtarë të NASA-s për eksplorimet hapësinore dhe shitja e stampave përkujtimore nga shërbimet postare amerikane.

Top Channel