Qeni nxirret i gjallë pas 9 ditësh nga rrënojat e tërmetit

03/09/2016 00:00

Arriti t’i mbijetonte tërmetit katastrofik që goditi Italinë qendrore në 24 gusht dhe priti me durim për 9 ditë që ta gjenin.

Kjo është historia e Romeos, një qen i racës “Golden Retriver”, i cili u nxor i gjallë nga rrënojat e banesës ku jetonte bashkë me pronarët e tij.

Grupet e shpëtimit shoqëruan të zotët e shtëpisë për të marrë disa prej sendeve të tyre nga godina e shkatërruar kur ata dëgjuan të lehura qeni. Kafshës ju dha ujë dhe u ndihmua të ngjitej mbi grumbullin e gërmadhave ku u prit mes thirrjeve entuziaste të të pranishmëve.

Romeo filloi menjëherë të vraponte duke tundur bishtin dhe dukej të ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Të paktën 293 persona humbën jetën kur një tërmet prej 6.2 ballë të shkallës rihter goditi “zemrën” e Italisë duke rrafshuar qyteza e fshatra.

Top Channel