Nicole Scherzinger, një bukuri natyrale

03/09/2016 00:00

Nicole Scherzinger ka hedhur poshtë thashethemet për ndërhyrje kozmetike në fytyrën e saj. Për shkak të pamjes së saj të rinuar, nisën të qarkullonin thashetheme se këngëtarja ka bërë ndërhyrje, por 38-vjeçarja është shprehur se gjithçka është falë bukurisë dhe regjimit.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, ajo është pyetur nëse ndonjëherë ka menduar të bëjë botoks, ajo është përgjigjur:

“Jo, nuk e kam menduar. Për mua më e rëndësishme është të kujdesesh nga brenda sesa jashtë. Mendoj se shëndeti është vërtetë i rëndësishëm. Pi shumë ujë dhe fle orët e nevojshme. Gjithashtu është e çuditshme se si joga dhe vrapi ndikojnë tek ty. Të gjithë mund të bëjnë gjërat që dëshirojnë por për mua, fakti se si ndihem është një reflektim i asaj si dukem jashtë”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel