Protesta kundër Jeremiç bashkon politikën në Kosovë

03/09/2016 00:00

Shenjimi i vijës kufitare me Malin e Zi ka përçarë thellësisht pozitën dhe opozitën në Kosovë, por një protestë qytetare ka bashkuar elementë nga të dyja kahet e politikës në Prishtinë.

Në sheshin “Zahir Pajaziti” u zhvillua një tubim për të kundërshtuar kandidimin dhe zgjedhjen e mundshme të Vuk Jeremiç si Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.

Nga ajo që shkruan IndeksiOnline, në tubim janë parë deputetët Armend Zemaj, Vjosa Osmani dhe Ganimete Musliu nga Lidhja Demokratike dhe Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu e Vetëvendosjes.

Në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë gjatë ditës së sotme është zhvilluar një proteste e qytetarëve e organizuar për të kundërshtuar zgjedhjen e Vuk Jeremiqit sekretar të përgjithshëm të OKB-së.

Të pranishmit në protestë kanë shpalosur pankarta për të vënë në pah që Serbia ende nuk ka kërkuar falje për genocidin në Kosovë si dhe fotografi të shumta të të zhdukurve nga lufta.

Top Channel