US Open, Djokovic e Nadal në raundin e 4

03/09/2016 00:00

Novak Djokovic kualifikohet për në raundin e katërt të US Open pa u lodhur shumë në fushën e lojës. Numri 1 i Botës në përballjen me Mikail Juzhnin luajti vetëm për 30 minuta pasi tenisti rus shfaqi probleme muskulare, të cilat e detyruan atë të braktisë sfidën kur rezultati ishte 4-2 për Djokovic në setin e parë.

Kundërshtari i radhës për Djokovic do të jetë Kajl Edmand që eliminoi John Isner teksa e mundi 3-1.

Rafael nadal kthehet në 1/8 e finaleve të US open pas 3 vitesh. Tenisti spanjoll mundi në raundin e tretë rusin Andrej kuznetsov me rezultatin 3-0. Numri 4 i botës ishte superior ndaj rivalit të tij në këtë përballje dhe i fitoi setet 6-1;6-4;6-2

Xhek Sok shkaktoi befasinë e ditës teksa eliminoi ish kampionin e US Open, Marin Cilic. Tenisti amerikan zhvilloi një lojë shumë më të mirë se tenisti kroat, mnr.7 i renditjes botërore dhe e fitoi ndeshjen me të 3-0 me sete 6-4;6-3;6-3

Në kampin e femrave, Anxhelik Kerber siguroi një vend për në raundin e katërt të US open teksa mp9oshti 17 vjjecaren CiCi bellis me rezultatin 2-0. kerber e dominoi totalisht këtë përballje setet e së cilës i fitoi 6-1;6-1. U kualifikua për më tej edhe britanikja Xhoana Konta e cila mundi zviceranen bencic 2-0 mes sete 6-2;6-1

Top Channel