Bilanci, Juventusi dominon edhe merkaton

03/09/2016 00:00

Juventus mund të konsiderohet fare mirë si skuadra mbretëreshë e merkatos së transferimeve të kësaj vere. Torinezët edhe pse kanë bërë plot 6 blerje të rëndësishme kanë arritur ta mbyllin këtë bilanc në mënyrë pozitive.

Bardhezinjtë shpenzuan në total 161.7 milionë euro, 90 nga të cilat shkuan vetëm për Higuain, por arkëtuan 185.2 milionë euro duke siguruar të ardhura prej 23.5 milionë Euro. Tek shitjet e lojtëreve peshën më të madhe e mbajnë Morata, Zaza dhe Pereyra nga të cilët, Zonja e Vjetër siguroi plot 70 milionë euro.

Shumë aktiv u shfaq edhe Interi i cili këtë vit nxori nga arkat e tij plot 113.8 milionë Euro, pjesa më e madhe e të cilave u shpenzuan për blerjet e Joao Marios, Gabigol e Candreva.

Ndërkaq në krahun tjetër, largimet nuk kanë siguruar shumë të ardhura vetëm 10.9 milionë Euro, duke bërë që bilanci i merkatos së Interit të jetë -102.9 milionë euro.

Napoli gjatë kësaj vere arkëtoi plot 99.05 milionë euro dhe kjo më shumë falë largimit të Higuain, ndërkohë që shpenzoi 112 milionë Euro, nga të cilat 41 milionë i derdhi për blerjet e Maksimovic e Milik. Bilanci mbyllet negativisht me 12.95 milionë Euro

Edhe Bilanci i Romës në merkato ka një rezultat negativ me 25.7 milionë euro. verdhekuqtë shpenzuan 81.1 milionë Euro dhe arkëtuan 55.4 milionë Euro. Blerja më e shtrenjtë për Romën është aji e bruno peres për 13.5 milionë Euro, ndërsa të ardhurat më të mëdha, verdhekuqtë i siguruan nga shitja e Pjanic, 32 milionë Euro.

Milani është skuadra që ka lëvizur më pak në merkaton e kësaj vere. Kuqezinjtë kanë shpenzuar vetëm 25.5 milionë Euro dhe kanë arkëtuar 14.5 milionë duke shënuar një bilanc negativ me 11 milionë Euro.

Top Channel