Juventus blindon Dybalan; gati kontrata e re

03/09/2016 00:00

Juventus nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimi i Paulo Dybalës. Sipas të përditëshmes torineze ‘TuttoSport’ drejtuesit e kampionëve të Italisë kanë vendosur që të zgjasin kontratën me talentin argjentinas, i cili në sezonin e tij të parë në Torino arriti të shënojë 18 gola.

Gjithnjë sipas ‘Tuttosport’,  bisedimet mes palëve kanë përparuar ndjeshëm. Kontrata e re e Dybalës do të skadojë në vitin 2021 dhe do të shoqërohet me një rritje të pagës nga 3 në 5 milionë Euro në sezon. Mësohet se marrëveshja përfundimtare do të firmoset pas disa ditësh, menjëherë pas kthimit të Dybalës nga ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2018 me Argjentinën

Juventus e bën këtë lëvizje për të pllakosur njëherë e mirë zërat e merkatos që flisnin për interesin e disa klubeve të rëndësishme europiane për Dybalën mes të cilave ishte dhe Barcelona.

Top Channel