Jupiteri nuk është ashtu siç e kemi imagjinuar, madje madje as ashtu siç e kemi parë deri më tani.

Sonda Juno e NASA-s solli imazhe të reja, të mahnitëshme nga polet e planetit më të madh të sistemit tonë diellorë.

Imazhet janë të vetmet të këtij lloji.

“Është diçka që nuk e kemi parë apo imagjinuar më herët. Në pole ka më shumë ngjyrë blu se në pjesët e tjera të planetit dhe ka shumë stuhi dhe nuk ekzistojnë unazat që identifikojnë këtë planet. Nga imazhet, vështirë të dallohet se bëhet fjalë për Jupiterin”, thotë shkencëtari i NASA-s dhe udhëheqësi i misionit Juno, Scott Bolton.

Juno udhëton me rreth 200 mijë kilometra për sekondë dhe NASA synon të ngushtojë orbitën e sondës duke bërë që të kalojë pranë planetit çdo 14 ditë për 16 muajt e ardhshëm. Kjo, sipas shkencëtarëve amerikanë, pritet të sjellë të tjera imazhe dhe rezultate kërkimore me rëndësi për këtë planet.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel