Elbasan, kapet me kokainë, pranga 21-vjeçarit

03/09/2016 00:00

Specialistët e sektorit kundër narkotikëve në Drejtorinë e Policisë të Elbasanit kanë vënë në pranga në kushtet e flagrancës shtetasin Klandiment Çekrezi, 21 vjeç.

Ky shtetas u arrestua nga efektivët e policisë gajtë ditës së djeshme, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Suzuki” me targë “AA 766 MY” dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale lëndë narkotike e dyshuar si kokainë, si dhe një sasi kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit të Elbasanit për veprime të mëtejshme për veprën penale “prodhimi dhe shitje e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Top Channel