Familja e efektivit të vrarë hap dyert e mortit; reagon nendrejtori Çipa

02/09/2016 00:00

Në banesën e efektivit të vrarë, Ardian Kodra, janë hapur dyert e mortit, pas marrjes së lajmit për ngjarjen e rëndë në Torovicë. Ai ishte i martuar dhe baba i dy djemve.

Kolegët e efektivit janë drejtuar për në banesën e tij, ku ka mbërritur tashmë trupi i pajetë, për t’u shprehur ngushëllimet familjarëve.

Nëndrejtori i Policisë së Shtetit, Ardian Çipa ka reaguar ndërkohë lidhur me vrasjen e efektivit Kodra gjatë aksionit për kapjen e një personi, duke u shprehur i shokuar nga ngjarja.

“Sërish dora e krimit ndëshkon punonjësit e policisë në krye të detyrës. Sërish uniformat e FNSH-së së Shkodrës shokohen, sikurse të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, për humbjen e kolegut tonë. Ardian Kodra dhe kolegët e tij shkuan në Torovicë të Lezhës për të rivendosur qetësinë publike dhe neutralizuar kriminelin David Qosja, që kishte terorizuar zonën i armatosur. Dhimbje e papërshkruar, respekt dhe solidaritet me familjen e dëshmorit të Atdheut, Ardian Kodra”, deklaroi Çipa.

Top Channel