Top Channel do të ndjekë “live” shenjtërimin e Nënë Terezës në Vatikan, me një transmetim special nga ora 10 e mëngjesit. Me një studio të zgjeruar me shumë të ftuar, materiale ekskluzive dhe lidhje të drejtpërdrejta nga Roma, Vatikani, Tirana e Prishtina…

Gjatë këtij transmetimi do të keni mundësi të ndiqni një intervistë ekskluzive me Monikën, gruan e shëruar nga kanceri dhe e njohur si një nga dy mrekullitë e pranuara nga Vatikani dhe Papa, për shenjtërimin e asaj që nga e diela do të njihet si Shën Tereza e Kalkutës, kurse për ne do të jetë gjithmonë shenjtorja e parë shqiptare.

Top Channel