Turqi, lirohen 34,000 të dënuar, për të futur “tradhtarët”

02/09/2016 00:00

Afro 34,000 të dënuar janë liruar nga burgjet turke për të krijuar hapësirë për dhjetëra mijëra persona të akuzuar si pjesëmarrës në Grushtin e Shtetit në Turqi.

Autoritetet turke kanë shkarkuar rreth 80,000 persona nga postet publike dhe shumë të tjerë janë arrestuar për “Grushtin” e dështuar në mesin e muajit korrik.

Qeveria e Presidentit Tayyip Erdogan ka deklaruar se do të lirojë në total rreth 38,000 të burgosur për të krijuar hapësirë për të dyshuarit, raporton Daily Mail.

Ditën e djeshme rreth 8000 anëtarë të personelit të sigurisë dhe më tepër se 2 mijë të tjerë janë pezulluar nga akademia ushtarake në Turqi, gjithmonë nën dyshimin se kanë lidhje me “Grushtin”.

Top Channel