F1, Ecclestone njofton marrëveshjen: Edhe 3 vite të tjera në Monza

02/09/2016 00:00

Bosi i Formulës 1, Bernie Ecclestone, si dhe Shoqata italiane e Automobilizmit kanë arritur një marrëveshje për zhvillimin e Çmimit të Madh të Italisë në pistën e Monzës edhe për 3 vitet e ardhshme.

Edhe pse marrëveshja nuk është nënshkruar ende zyrtarisht, Ecclestone tha se kjo është çështje është “peng” i vetëm disa detajeve të vogla në këtë moment.

Ai ka shtuar se “kontrata është vetëm për 3 vitet e ardhshme, por shpresoj që të jetë e tillë edhe për 100 vite të tjera”.

Marrëveshja raportohet të kapë shifrën e 68 milionë eurove, vetëm pak më pak se 25 milionë eurot në vit që kishte kërkuar Ecclestone.

Deri më tani, asnjë pistë e sportit më të ndjekur të automobilizmit nuk ka zhvilluar më shumë gara të Formulës 1 sesa Monza, e cila është përuruar së pari në vitin 1950 dhe mungoi vetëm në kalendarin e botërorit të vitit 1980, atëherë kur Çmimin e Madh të Italisë e zhvendosën në Imola.

Top Channel