Taksa e Rrugës së kombit, Bashkia Kukës dhe bizneset kundër

02/09/2016 00:00

Deputetë të Kukësit, drejtues vendorë dhe përfaqësues të biznesit mblidhen për të kundërshtuar taksën e Rrugës së Kombit ndërkohë që Kryetari i Bashkisë Kukës Bashkim Shehu paralajmëroi kallëzim penal në Prokurori për kontratën e dhënies me koncension të Rrugës së Kombit, si anti-ligjore dhe anti-qytetare.

Në një takim të zhvilluar në Kukës është unifikuar qëndrimi i tyre kundër vendosjes së taksës në rrugën e kombit dhe i janë drejtuar me një kërkesë qeverisë dhe institucioneve të tjera qendrore që kjo taksë të anulohet.

Në kërkesën e tyre ata paraqesin edhe argumentet se përse kjo taksë është anti-kombëtare që shkon kundër interesave të komunitetit si dhe kundër zhvillimit ekonomik dhe turistik  të vendit.

Në të kundërt, nëse për 10 ditë nuk ka një reflektim të qeverisë për këtë, paralajmërohen reagime të tjera publike deri te mosbindja civile.

Biznesi në Kukës gjithashtu ka paralajmëruar bllokim tërësisht të aktivitetit ekonomiko – tregtar në Kukës, Has e Tropojë e më pas protesta qytetare.

Top Channel