Pelegrinazhi, rreth 350 shqiptarë në Mekë

02/09/2016 00:00

Në kuadër të pelegrinazhit të përvitshëm në Mekë, një grup i konsiderueshëm qytetarësh shqiptarë janë drejtuar për në vendin e shenjtë.

Sipas të dhënave të ofruara nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, numri i shqiptarëve që marrin pjesë në pelegrinazhin e këtij viti është rreth 350.

Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Ylli Gurra fton besimtarët që të luten për paqe, unitet dhe begati.

Top Channel