Lista serbe: Demarkacioni, nuk vumë kushte

02/09/2016 00:00

Nenad Rashic, deputet i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, thotë se ky subjekt politik nuk ka pasur kërkesa të veçanta për qeverinë e Kosovës dhe se janë shfrytëzuar për t’i dhënë fund tensioneve gjatë votimit të marrëveshjes për demarkacionin.

“Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës e kanë ditur që pardje në mëngjes se serbët nuk do të marrin pjesë. Nuk kemi pasur komunikim në 5 muajt e fundit. Ne nuk kemi qënë as nga ana teknike se çfarë është demarkacioni, se cilat janë interesat politike në dobi të demarkacionit, në interes të qytetarëve”, shprehet Nenad Rashic, deputet i Listës Serbe.

Rashic është i bindur se problemet në Kosovë mund të zgjidhen, por shpreh pakënaqësinë e tij, pasi sipas tij, me partnerët e koalicionit ka muaj që nuk janë takuar. Mendon se spekulimet se serbët kërkuan antena të Telekomit Serb, nuk janë të vërteta.

“Për këtë kërkesë nuk kam asnjë lloj informacioni, por nëse do të ishte ngritur një kërkesë e tillë, unë do të isha i pari që do të dilja kundër saj, pasi më duket shumë modeste dhe naive”, thotë Rashic.

Deputeti serb thotë se për të personalisht zgjedhjet janë zgjidhje.

“Në gjuhën shqipe është fjala, dita duket që në mëngjes”.

Qeveria e Kosovës nuk arriti të merrte mbështetjen në Kuvendin e Kosovës dhe Kryeministri, Isa Mustafa, tha se në këto kushte kur deputetet janë kërcënuar dhe një subjekt politik kërkon kompromise, nuk mund të votohet.

Top Channel