Drogë dhe armë në Shkodër, 2 të arrestuar

02/09/2016 00:00

Dy persona u arrestuan dhe një i tretë është shpallur në kërkim pas aksionit “New start” në Shkodër.

Policia gjeti drogë e armë dhe në pranga kanë rënë shtetasit Ndrek Lacuku dhe Franc Toma, ndërsa është shpallur në kërkim një 25-vjeçar.

Policia gjeti një pistoletë, dylbi pushke snaiper dhe radio marrëse-dhënëse.

Policia e Shkodrës gjeti dhe asgjësoi 2670 rrënjë bimë narkotike të mbjella në toka publike në zonën e Gjegjanit në Pukë dhe në njësinë Gruemirë në Malësinë e Madhe.

Top Channel