Basha: Largimi i Haxhinastos? Të ikë Rama që të vijë ndryshimi

02/09/2016 14:10

Lulzim Basha theksoi para mediave se “largimi i Haxhinastos nuk sjell asgjë”, pasi, sipas tij, “përkeqësimi i jetës së shqiptarëve nuk ka shans të ndryshojë”.

“Ndryshimi i vërtetë do të ishte largimi i Ramës, njeriu që dështoi të përmbushë një premtim të vetëm. Rilindja e tij ishte vetëm një skemë për të vjedhur, një projekt për t’i detyruar shqiptarët të zgjedhin emigracionin”, deklaroi Basha.

“Varka e shpuar e qeverisë nuk është më në gjendje të përballojë detyrat bazë. Ndryshimi i vërtetë do të nisë me largimin e Edi Ramës”, shtoi Basha.

Top Channel