Asgjësohet rreth 10 mijë bimë narkotike në Durrës e Shkodër

02/09/2016 00:00

Operacionet antikanabis kanë vijuar me sekuestrimin e 7 200 bimëve të tjera narkotike në Qarkun e Durrësit dhe arrestimin në flagrancë të një 29-vjeçari të akuzuar për kultivim.

Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Kuçaj të Krujës, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan me anë të djegies rreth 5 700  bimë narkotike të dyshuara të llojit kanabis sativa, ndërsa u arrestua në flagrancë shtetasin Dashamir Bami 29 vjeç, banues në Tapizë.

Një tjetër sasi prej 1430 bimësh narkotike u konstatuan të kultivuara në vendin “Përroi i Bizës”, në Ishëm të Durrësit dhe u asgjësuan me anë të djegies.

Gjithashtu, policia e Shkodrës gjeti dhe asgjësoi 2670 rrënjë bimë narkotike të mbjella në toka publike në zonën e Gjegjanit në Puke dhe në njësinë Gruemire në Malësinë e Madhe.

Bimët narkotike ishin në lartësinë dy metra dhe të gjitha janë asgjësuar me djegie. Në asnjë nga parcelat policia nuk ka gjetur kultivuesit.

Top Channel