Dwayne Johnson zbulon kostumin e “Jumanji”

02/09/2016 00:00

Dwayne “The Rock” Johnson do të ngjajë me Indiana Jones në filmin e tij të ri, që është një risjellje në ekranin e madh të klasikut “Jumanji”.

Në Instagram ai postoi një foto të personazhit të tij, Dr. Bravestone.
Në filmin “Jumanji” do të jenë edhe Kevin Hart, Jack Black, Nick Jonas dhe Karen Gillan. Për këtë film, Johnson ka thënë se do të jetë një “vazhdim i historisë së mrekullueshme të Jumanji-t”.

Jake Kasdan do të jetë regjisori i filmit, që është i bazuar në librin për fëmijë me të njëjtin emër të Chris Van Allsburg.

Filmi do të shfaqet për herë të parë në 28 korrik 2017.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel