Tropojë, asgjësohen 2440 rrënjë kanabis

02/09/2016 08:50

Policia e Tropojës ka asgjësuar 2440 rrënjë kanabis sativa. Bimët narkotike u gjetën gjatë kontrollit të ushtruar në vendet  e quajtura ”Javorr i Degës”, “Stani i Malotës”, “Stani i Poshtër” dhe “Pribunjë”.

Bimët u asgjësuan me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e  provës materiale.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel