Messi afron Argjentinën me Botërorin

02/09/2016 00:00

Kthehet Messi që në fakt kurrë nuk u largua. Kapiteni i Argjentinës i dha fitoren kombëtares së tij me një gol në minutën e 43-të ndaj Uruguajit, duke e afruar edhe më shumë klasifikimin për në Botërorin e Rusisë.

Messi ishte protagonisti i ndeshjes nga fillimi në fund. Edhe pse uruguajanët mbroheshin me 9 lojtarë, ylli i Barcelonës arriti të çante rrethimin e kaltër dhe të shpikte një gol siç di të bëjë vetëm ai.

Me këtë fitore, Argjentina merr kryesimin e grupit eliminator të Amerikës Latine (14 pikë), duke lënë pas Uruguajin, Kolumbinë, Ekuadorin (13 pikë), Brazilin dhe Paraguajin (12 pikë).

Në ndeshjet e tjera të ditës, Brazili fitoi në transfertë 3-0 ndaj Ekuadorit, Kolumbia mposhti 2-0 Venezuelën, Bolivia fitoi po me të njëjtin rezultat ndaj Perusë dhe Paraguaji triumfoi 2-1 ndaj Kilit.

Top Channel