SHBA, vritet biznesmeni shqiptar gjatë një grabitje

01/09/2016 00:00

Një biznesmen shqiptaro-amerikan është vrarë me armë zjarri në hyrje të lokalit të tij, në jugperëndim të Detroit SHBA. Ngjarja ka ndodhur në orën 09:30 të mëngjesit me orën lokale në rrugë “South Ethel”.

Frano Juncaj, 59 vjeç, i cili kishte emigruar në SHBA që nga viti 1975, u gjet i qëlluar me armë zjarri në hyrje të lokalit që menaxhonte së bashku me të vëllain Tony Juncaj.

Sipas policisë, dyshohet se bëhet fjalë për një përpjekje për grabitje dhe me shumë gjasa grabitësi duhet ta ketë njohur 59-vjeçarin, ndaj edhe e ka vrarë për të humbur gjurmët.

Juncaj vlerësohej si një njëri mjaft miqësor dhe i mirë nga komuniteti ku jetonte.

Top Channel