Berat, zjarr masiv në pyllin pranë “Gurit të Bardhë”. Dyshohet i qëllimshëm

01/09/2016 00:00

Një zjarr i fuqishëm përfshiu pasditen e së enjtes pyllin me pisha në lagjen “Guri i Bardhë” në Urën Vajgurore.

Zjarri u shfaq pranë guroreve dhe më pas era e favorizoi, duke e shpërndarë në masivin me pisha në kodër. Tereni tepër i vështirë dhe mungesa e mjeteve bënë që flakët të shkatërrojnë më shumë se 4 hektarë me pisha.

Në vendgjarje shkuan forca të zjarrfikësve, të cilat po përpiqen të ndalin zgjerimin e këtij zjarri. Ndërkohë kanë nisur edhe hetimet për të, pasi paraprakisht mendohet të jetë i qëllimshëm.

Kjo nuk është hera e parë që masivet me pisha pranë guroreve të përfshihen nga zjarri dhe, pavarësisht se asnjë autor nuk është vënë në pranga, mijëra hektarë janë kthyer në hi.

Top Channel