Shkëndija forcon radhët me tre argjentinas

01/09/2016 00:00

Shkëndija e Tetovës bën një goditje të trefishtë në merkato pasi ka zyrtarizuar afrimin e tre futbllistëve nga Argjentina.

Ata janë dy mbrojtësit Parrino e Menendez si dhe sulmuesi Haberkorn. Dy të parët kanë nënshkruar kontrata 2-vjeçare, ndërsa 22-vjeçari Federico Haberkorn do të luajë për një sezon me skuadrën shqiptare të Maqedonisë me opsion aktivizimin edhe për një sezon tjetër.

“Jam shumë i gëzuar që kam ardhur këtu. Jam takuar me shokët e skuadrës dhe kam përshtypje shumë të mira. Është një ekip që do të luftojë për kampionatin. Presim të jemi nivel të objektivave që ka klubi dhe të japim imazh të mirë në klub. Kështu që jam i lumtur që jam këtu”, shprehet Elian Parrino.

“Në të vërtetë jam shumë i gëzuar për këtë eksperiencë dhe këtë mundësi që më kanë dhënë. Bashkë me shokët që kemi arrdhur nga Argjentina do të mundohemi të arrijmë diçka të rëndësishme, kemi vullnet për këtë. Falemenderime klubit dhe të gjithëve që na kanë pritur shumë mirë. Presim të realizojmë atë që dëshiron klubi”, thotë Gonzalo Menendez.

“Mirë, Jemi pritur shumë mirë nga klub. Kjo është një skuadër e madhe në këtë vend. Do të mundohem të luaj maksimumin e ndeshjeve dhe të shënoj sa më shumë. Mezi pres të luaj”, shprehet Federico Haberkorn.

Bashkë me tre lojtarët argjentinas, Shkëndija i ka forcuar radhët edhe me disa talente të grupmoshave. Bëhet fjalë për mesfushorin 17-vjeçar, Arbin Zejnullai dhe sulmuesit Shefit Shefiti e Enis Fazllagiqi, shkruan Supersport.

Top Channel