Asgjësohen 4840 rrënjë kanabis në Skrapar

01/09/2016 00:00

Vijojnë operacionet anti-Cannabis ne Skrapar ku polica ka goditur një tjetër rast te kultivimit të bimëve narkotike dhe ka asgjësuar 4840 rrënjë bimë narkotike.

Burime te policisë se beratit bëjnë me dije se në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga efektivat e komisariatit të policisë Skrapar gjate një kontrolli në fshatin Grevë, në një sipërfaqe të pyllëzuar janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies 4840 rrënjë bimë narkotike të dyshuara si Cannabis Sattiva.

Policia po punon per identifikimin dhe kapjen dhe autoreve.

Top Channel