Vërshimi i lumit Osum, nis puna për argjinaturën mbrojtëse

01/09/2016 00:00

Vërshimi i lumit Osum në bashkinë e Urës Vajgurore çdo vit ka shkaktuar përmbytje në banesa dhe toka bujqësore. Për të shmangur përmbytjet bashkia ka mundësuar që me anë të një fondi akorduar nga buxheti i shtetit të mundësojë nisjen e punimeve për ndërtimin e argjinaturës mbrojtëse.

Pjesë e punës që ka nisur që prej disa ditësh është pastrimi i zonës nga mbetjet, ndërtimi i argjinaturës në dy krahët e lumit, por dhe shembja e një ure të vjetër, e cila bëhej shkak për mospërballimin e prurjeve.

Gjatë zbatimit të këtij projekti firma sipërmarrëse ka prishur dhe këtë urë jo funksionale, ndërkohë parashikohet qe ndërtimi i kësaj argjinature t’i jap fund një herë e mirë problemit të përmbytjeve në këtë zonë.

Inxhinieri Bashkim Lamaj bën me dije se punimet po ecin më ritme të mira, ndërkohë që pritet dhe shpronësimi i dy banesave nga ana e bashkisë për përfundimin e tyre.

Bashkia e Urës Vajgurore është një nga njësitë vendore më të prekura nga përmbytjet në qarkun e Beratit dhe zbatimi i këtij projekti do t’i jap fund këtij problem.

Top Channel