“Frikë të dal nga shtëpia, më dinë pedofil”

01/09/2016 00:00

Një 42-vjeçar britanik tregon se është i frikësuar të dalë nga shtëpia pasi fotoja e tij është shpërndarë nëpër shkolla dhe e akuzojnë për pedofili.

I gjithë ky incident është krijuar për faktin se e dashura e tij, e cila është 32 vjeçe, duket shumë më e vogël nga sa realisht është.

Shakey Finks, nga Plymouth, tregon se policia i ka sugjeruar të mbajë një fotokopje të patentës të së dashurës së tij, Jessica Stevens, për të provuar se ajo nuk është nën moshë çdo herë që çifti do të përballet me këtë problem.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel