“Unaza e zjarrtë”, shfaqje spektakolare në Afrikë

01/09/2016 00:00

Astrologë në disa pjesë të Afrikës kanë qenë dëshmitarë të një shfaqjeje spektakolare të një “unaze të zjarrtë” në qiell, kur Dielli ishte joplotësisht i eklipsuar nga Hëna.

Eklipsi “unazor” ndodh kur sateliti i vetëm i Tokës ndodhet në një pikë më të largët prej nesh, në krahasim me eklipsin e plotë hënor. Rezultat i saj është një rreth i shndritshëm diellor, që rrethon një bërthamorë të zezë.

Pamjet më të përshtatshme janë parë në Tanzani, ku ngjarja ka ndodhur për rreth 3 minuta. Por eklipsi është parë edhe në disa pjesë të Gabonit, Republikës së Kongos, Republikës Demokratike të Kongos, Madagaskarit, si dhe ishullit “La Reunion”.

Hëna nuk lëviz sipas një perimetri rrethor përreth Tokës, por edhe orbita e saj është paksa eliptike. Kjo nënkupton që distanca nga Hëna varion nga 225 mijë deri në 252 mijë milje (362 mijë deri në 405.555 km).

Kur Hëna ndodhet në momentet më të largëta nga Toka, ajo duket më e vogël dhe nuk e mbulon totalisht perimetrin diellor siç ndodh gjatë një eklipsi total. Dukuria e ardhshme pritet të ndodhë në shkurt të 2017-s, e mund të shihet në disa pjesë të Amerikës së Jugut dhe Afrikës.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel